Bota

“Do ketë pasoja të mëdha politike”, Bender: Një ndër mbështetësit kryesorë të shkëmbimit të territoreve l

25 Qershor 2020, 12:45 Nga DOSJA
“Do ketë pasoja të mëdha politike”, Bender: Një

KOSOVË-Pas publikimit të lajmit për aktakuzën e ngritur mbi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli nga Gjykata Speciale ka krijuar një situatë  të tensionuar në vend.

Ndërkohë sipas rregullave të Dhomave të Specializuara, padia do duhej të qëndronte sekrete derisa gjyqtari ta konfirmonte atë, domethënë të qëndronte plotësisht sekrete nëse refuzohej, shkruan DW në Serbi.

Megjithatë gjykatësi vendosi që t’i publikojë së paku dy emra të kësaj aktakuze edhe para konfirmimit të aktakuzës. Por DW deklaron se ky veprim i gjykatësit do të ketë pasoja të mëdha politike.

“Aktakuza kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nënkupton se një prej avokatëve kryesorë të shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, është larguar nga loja. Ky është një lajm i mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është ide e rrezikshme. Ideja që njerëzit mund të ndjehen të sigurt vetëm në një vend ku ata janë pjesë e shumicës etnike është baza ideologjike që çoi në luftërat e viteve 1990.”– është shprehur për DË-së Kristof Bender, nënkryetar i Nismës Evropiane të Stabilitetit në Berlin.

Kujtojmë se prej kohësh Presidenti i Kosovës dhe homologu i tij serb janë kritikuar nga një pjesë e madhe e publikut pasi shumë besojnë se ata duan të zgjidhin çështjen e Kosovës me një marrëveshje që do të përfshinte shkëmbimin e territoreve. Gjithashtu pavarësisht kësaj, që nga mesi i vitit të kaluar, është spekuluar se ata kanë gjetur mbështetje për një ide të tillë në një pjesë të administratës amerikane.

 “Mbi të gjitha, BE-ja do të duhej që me shpejtësi të heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi janë bërë dy vjet që kur Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet. Pastaj, meqë anëtarësimi në BE është bërë një makth edhe për Serbinë, Bashkimi Evropian duhet ta bëjë hyrjen në tregun e vetëm evropian si një qëllim të arritshëm për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht nëse ata kanë filluar negociatat apo janë thjesht ‘kandidatë të mundshëm’. Më në fund, BE-ja duhet t’u bëjë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor të punojnë për krijimin e një zone të stilit të Schengenit në Ballkan, brenda së cilës qytetarët do të lëviznin lirshëm dhe pa pasaporta. Në vend bisedimeve për ndryshimin e kufijve, kufijtë duhet bërë të padukshëm.”- është shprehur Bender.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze kadri veseli hashim thaçi nën akuze kadri veseli

Sondazh

Poll