Bota

Aktakuza për krimet e luftës/ Kush është prokurori i emëruar nga Presidenti Trump që ngriti padinë kundër Thaçit (EMRI)

25 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Aktakuza për krimet e luftës/ Kush është prokurori i

KOSOVË– Mediat e huaja kanë shkruar së fundmi se Prokurori special i Hagës, që ngriti padinë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, është një amerikan i emëruar nga presidenti Donald Trump.

“Laprensalatina” ka shkruar se ai quhet Jack Smith dhe ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.

Mësohet se ai ka intervistuar me qindra luftëtarë të UÇK-së gjatë asaj kohe, ndërkohë që puna e tij mbetej shumë sekrete. Ai ka mbaruar studimet në Harvard dhe ka një tjetër zëvendës, me nënshtetësi amerikane.

Një natë më parë analisti amerikan Daniel Serëer, e ka ironizuar të dërguarin e posaçëm të SHBA, Richard Grenell, duke thënë se ai e dinte që prokurori Smith që po ngrinte padi ndaj Thaçit ishte i emëruar i Trump.

“Sigurisht që kjo mban erë me faktin se amerikanët preferojnë të negociojnë me kryeministrin e Kosovës. Prokurori është një amerikan i emëruar nga administrata Trump. E vështirë të bindem që Richard Grenell nuk ishte informuar më përpara.”- është shprehur Serwer.

Burimi: Laprensalatina

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni jack smith jack smith

Sondazh

Poll