Bota

Aktakuza e Prokurorisë Speciale/ Ish-i dërguari i BE-së: Thaçi të japë dorëheqjen si Haradinaj më herët

25 Qershor 2020, 10:26 Nga DOSJA
Aktakuza e Prokurorisë Speciale/ Ish-i dërguari i BE-së:

KOSOVË– Wolfgang Petritsch, ish-i Dërguari i Posaçëm i BE-së për rajonin, ka reaguar pas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Hagës kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, dhe disa zyrtarëve të tjerëve.

“Kosova aktualisht ka një qeveri shumë të dobët dhe ky është një problem shumë i madh. Kam punuar që të ketë Gjykatë, Thaçi të japë dorëheqje si Haradinaj më herët.”- ka thënë Petritsch, derisa ka shtuar se gjendja është komplet ndryshe në Beograd pas zgjedhjeve të fundit atje ku Vuçiç ka fituar më shumë se 50 % të votave.

Sipas mediave vendase Petritsch është shprehur se aktakuza ndaj Thaçit e ka dobësuar edhe më shumë qeverinë e Kosovës, pasi sipas tij qeveria e re e Kosovës me në krye kryeminsitrin Hoti ishte krijuar edhe me përkrahjen e partisë që Thaçi ka qeverisur dikur.

Ditën e djeshme presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u janë bërë publikek akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më parë vizitën për në SHBA e  presidenti Thaçi e anuloi, ndërsa sot ka konfirmuar mospjesmarrjen edhe Kryeministri Hoti. Ndërkohë, DASH këto hetimet i ka quajtur një hap përpara për drejtësinë në Kosovë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaçi nën akuze wolfgang petritsch hashim thaçi nën akuze wolfgang petritsch

Sondazh

Poll