Politike

Vakancat në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, Ulsi Manja i ashpër me kryetaren e KLGJ: S’ju ndalon asgjë! Kush pengon pun

25 Qershor 2020, 10:03 Nga DOSJA
Vakancat në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, Ulsi Manja i

TIRANË– Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka kritikuar në fjalën e tij në Kuvend, kryetarën e KLGJ-së, Naureda Llagami. Manja ka kërkuar me vendosmëri plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe në atë të Lartë.

Në fund të fjalës së tij, Manja paralajmëroi se cilido që pengonte plotësimin e vakancave do të jepte “llogari”.

Evidentuat shqetësime, dhe me të drejtë. Është raportimi i parë që bëjnë me Kuvend si institucione. KLP dhe KLGJ kanë vetëm 1 vit jetë. A ka problematika? Sigurisht që ka, por duhen thënë edhe fjalë të mira. T’i hapim rrugë dhe të inkurajojmë, të emërohen edhe drejtuesit e prokurorive që t’i jepet fund komandimeve. KLGJ do të duhet t’i kishte shpallur 15 vakancat. Nuk ka asnjë pengesë ligjore. Ne kërkojmë që të zbatohet rigorozisht ligji. Shpallja e vendeve vakante për GJL duhet të bëhet menjeherë. Gjykata e Lartë do të ketë 4 gjyqtarë laikë, pra që nuk janë të propozuar nga politika. Kështu që e nderuar zonja kryetare e KLGJ, ne do të të kemi në Komisionin e Ligjeve. Ne e kemi prioritet plotësimin e vendeve vakante. Kushdo që pengon këtë detyrë në KLGJ sigurisht që të jetë pjesë e analizës në Kuvend,”-tha Manja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seancë plenare 25 qershor 2020 ulsi manja seancë plenare 25 qershor 2020 ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 25 Qershor 2020, 09:57

TIRANE– Një incident nuk ka munguar sot gjatë raportimit të kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Pasi lexoi raportin për vitin 2019, Llaga...