Bota

Njihuni me 27 vjeçaren që mendon se ka fuqi të mbinatyrshme, pi gjak njeriu dhe eviton rrezet e diellit: Kam 600 vjet që jet

24 Qershor 2020, 13:52 Nga DOSJA
Njihuni me 27 vjeçaren që mendon se ka fuqi të mbinatyrshme, pi

AMERIKE– Lilith Vampyre, e njohur ndryshe si ‘Dama e Errësirës’, pretendon se ka 600 vjet që jeton në mënyrë supernatyrale. 27 vjeçarja ruan lëkurën e saj të bardhë duke evituar rrezet e diellit.

Edhe pse punon çdo ditë me orarin 9-5 në Londër, ajo ia del që të ketë kohë që të ndjekë pasion e saj.

Ajo thotë: “Mund të dal jashtë dhe të funksionoj normalisht gjatë ditës, edhe pse preferoj të evitoj dritën e diellit pasi më duket ezauruese. Ndjehem shumë më mirë pas perëndimit.

Lilith thotë se ka pirë gjak njerëzor në të kaluarën dhe i pëlqen të vishet si personazhet e filmave horror. Ajo ndjek këtë stil jetese që kur ishte 18-vjeçe kur pa për herë të parë filmin ‘Dracula’.

Lilith, e cila thotë se është 27 vjeç sipas “viteve njerëzore”, tregon:

“Fillimisht nisa këtë stil jetese kur pashë ‘Dracula’ dhe kur isha fëmijë u magjepsa me këto krijesa. Adhuroja çdo që lidhej me vampirët dhe ky interes më bëri të zbuloj të tjerë si unë, online dhe grupe në jetën reale. Unë u bëra vampire kur isha 18 vjeç, edhe pse asokohe nuk e kuptoja mirë por e kuptova më vonë. Kam pirë gjak njerëzor fillimisht nga kurioziteti, ka një shije metalike, si bakër, por shijet ndryshojnë. Nuk është e thënë të pish shumë, është thjesht si një akt miqësor” është shprehur 27 vjeçarja.

Edhe pse shumë e lidhin këtë sjellje me ligësinë apo frikën, Lilith beson se vampirët mund të jenë një forcë për mirë.

Të jesh vampire është çliruese, fuqizuese, e adhuroj ndjesinë e misterit që vjen me të. Stili ynë i jetesës është shoqërimi me vampirë të tjerë dhe vajtja në klube, leximi i librave apo bërja e makiazhit”.

Lilith thotë se jeta e vampirit ka pasur efekt pozitiv në karrierën e saj ndërsa i ka sjellë gjithashtu 150,000 ndjekësa në Instagram.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 27 vjecare gjak lilith vampyre vampire 27 vjecare gjak lilith vampyre vampire

Sondazh

Poll