Bota

Gazeta amerikane shkruajti se Trump dhe Vuçiç do të takohen veçanërisht, Grenell: Nuk kanë folur me negociatorin e vërtet

24 Qershor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Gazeta amerikane shkruajti se Trump dhe Vuçiç do të takohen

KOSOVË– I dërguari i presidentit të SHBA-së Donald Trump,  Richard Grenell për dialogun Kosovë -Serbi ka reaguar pas lajmit të gazetës amerikane “The New York Times”, duke përgënjeshtruar lajmin se Presidenti Trump do të takohet veçanërisht me presidentin serb, Aleksandër Vuciç.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Grenell ka shkruar se  media në fjalë është detyruar të përmirësojë informacionet e tyre rreth kësaj çështje. Ndër të tjera ai ka  shtuar se “The New York Times” nuk ka kërkuar përgjigje nga ai, që është vet negociatori.

“NYT është e detyruar të përmirësojë informacionet e tyre bazike për lajmin e Kosova-Serbi, pasi ata e kanë shkruar gabim qëndrimin tim. Nuk jam i befasuar, sepse ata nuk kanë folur asnjëherë me mua, negociatorin e vërtetë.”-  ka shkruar Grenell.

Ditën e djeshme ‘The New York Times’, raportoi se Trump do të ketë një takim privat me Vuçiç, përveç takimit me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti për dialogun Kosovë-Serbi. Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi donald trump richard grenell aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi donald trump richard grenell

Sondazh

Poll