Bota

Britania e Madhe lejon rihapjen e restoranteve, hoteleve dhe parukerive nga 4 korriku

24 Qershor 2020, 08:23 Nga DOSJA
Britania e Madhe lejon rihapjen e restoranteve, hoteleve dhe parukerive nga

BRITANI E  MADHE- Britania e Madhe është një ndër vendet që ka pësuar goditjen më të madhe nga koronavirusi, që prej marsit e deri më sot.  Megjithatë teksa kanë kaluar më shumë se 3  muaj nga izolimi total si shkak i pandemisë, mësohet se autoritetet britanike kanë njoftuar se restorantet,  hotelet dhe parukeritë do të rihapen nga data 4 korrik, gjithashtu do të lehtësohen edhe masat e distancimit fizik.

Sa i përket kësaj çështje teje delikate për ekonominë e Britanisë,  Kryeministri i vendit, Boris Johnson është shprehur para popullit të tij, që të mbajnë distancën prej 2 metrave kur e kanë të mundshme  megjithatë nga tani e në vazhdim  vlen masa e distancës më shumë se një metër.

Ndërkohë mes masave të lehtësuara  është mësuar që edhe  pjesëtarë të dy familjeve do të mund të takohen në ambiente të brendshme, duke mbajtur distancën. Kryeministri britanik ka paralajmëruar se të gjitha masat janë fleksibile, dhe mund të kthehen sërish.

Ndërsa  këshilltari për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Ëhitty, është shprehur se lehtësimi i masave përfaqëson balancim të arsyeshëm të rrezikut.

Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford dhe Arlene Foster nga Irlanda Veriore, kanë thënë se masa prej dy metrave distancim fizik do të vazhdojë të mbetet në fuqi në vendet e tyre. Sallat e teatrit, kinematë, libraritë, muzetë, parqet dhe kopshtet zoologjike, janë në mesin e bizneseve që mund të rihapen.

Ndërkohë palestrat në ambiente të mbyllura, pishinat, dhe hapësirat tjera të mbyllura sportive do të vazhdojnë të jenë të mbyllura, siç kanë qenë prej kur ka nisur të zbatohet masa e izolimit më 23 mars.

Që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë  e deri më tani, në bazë të të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Britania e Madhe ka regjistruar 307,682 persona të prekur me Covid-19, ndërsa kanë vdekur  43,011 të tjerë.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll