Bota

Takimi i 27 qershorit në Uashington/ Gazeta prestigjioze pranon fajin: Trump nuk do të takohet veçanërisht me Vuçiç. Amasa

24 Qershor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Takimi i 27 qershorit në Uashington/ Gazeta prestigjioze pranon fajin:

Më datë 27 qershor pritet që kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç që të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me ftesë të të dërguarit të Trump Richard Grenell, për dialoun Kosovë-Serbi.

E teksa nuk  kanë mvbetur shumë ditë  nga ky takim mjaft i rëndësishëm për Kosovën, prestigjiozja amerikane “Neë York Times”, në një artikull të botuar të martën tha se Presidenti  amerikan Donald Trump do të ketë një takim të veçantë  me Presidentin Vuçiç.

Por lidhur me këtë shkrim reagoi sot vet Grenell duke shkruar se është  një lajm i pavërtetë, pasi gazeta nuk e ka kontaktuar për t’i kërkuar një prononcim rreth takimit të 27 qershorit.

E menjëherë pas përgënjeshtrimit të të dërguarit të Trump në Kosovë, gazeta amerikane bëri një sqarim sa i përket këtij artikulli, duke shkruar se është bërë një gavbim në deklaratë.

Kujtojmë se ky takim mes krerëve të Serbisë dhe Kosovës është mjaft i rëndësishëm, por pala serbe ka deklaruar se nuk  po shkon në këtë takim për të njohur  Kosovën  si shtet. Ndërsa sot Ambasadori amerikan në Beograd  Anthony Godfrey  ka deklaruar se Amerika po u ofron një shans Kosovës dhe Serbisë për të hapur dyert për investime dhe zhvillim ekonomik.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi richard grenell dialogu kosove-serbi richard grenell

Sondazh

Poll