Bota

Theu rregullat e Covid-19 për vendosjen e maskës, Kryeministri i Bullgarisë gjobitet me 174 dollarë

24 Qershor 2020, 07:58 Nga DOSJA
Theu rregullat e Covid-19 për vendosjen e maskës, Kryeministri i

BULLGARI– Kanë qenë të shumtat rastet kur edhe politakanët nëpër botë janë ndëshkuar në momentin që kanë thyer rregullat e vendosura  në kuadër të pandemisë Covid-19.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe  kyeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov i cili është gjobitur me një shumë prej 174 dollarë, pasi shkeli vendimin për vendosjen e maskës gjatë një vizite në manastir. Ky lajm është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Bullgari, ku më tej thuhet se  Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev ka marrë vendim të hënën që të rikthejë vendimin për vendosje të maskave në ambiente të brendshme publike, pasi numri i rasteve të reja të  prekura me koronavirus është rritur ndjeshëm ditët e fundit.

“Të gjithë personat që kanë qenë pa maska mbrojtëse në kishë, gjatë vizitës së kryeministrit, do të ndëshkohen.”- është shprehur Ministria e Shëndetësisë.

Ndër të tjera ministri ka thënë se ky vendim përveç Kryeministrit Borissov përfshin edhe gazetarët dhe operatorët që kanë qenë prezentë gjatë vizitës në kishë. Manastiri ortodoks, Rila, që vizitoi kryeministri bullgar është mbi 1,000 vjet i vjetër, prandaj konsiderohet një prej atraksioneve turistike në këtë shtet.

Kujtojmë se Bullgaria nisi  të lehtësojë masat e kufizimit, të vendosura pas shpërthimit të COVID-19, por javën e kaluar autoritetet kanë regjistruar 606 raste të reja të infektimit, duke e çuar shifrën totale të të prekurve në 3,984, ndërsa janë konfirmuar të paktën 207 viktima.

Burimi: thejakartapost

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boyko borissov koronavirusi ne bullgari boyko borissov koronavirusi ne bullgari

Sondazh

Poll