Aktualitet

Eduart Lamaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, atentatori zbërthen grupin kriminal të Kurbinit

24 Qershor 2020, 09:08 Nga DOSJA
Eduart Lamaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë,

TIRANË– Eduart Lamaj, autori i arrestuar si ekzekutor i biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji mbrëmjen e 30 majit 2020 në Laç-Mamurras, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al se Lamaj, ka treguar vendin ku ishte fshehur makina tip Golf 5 me xhama të zinj, e përdorur nga autorët mbrëmjen e atentatit, e gjithashtu ka rrëfyer edhe identitetin e 3 bashkëautorëve në këtë ngjarje, Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola. Rolet e tyre në këtë atentat kanë qenë të ndara, ndërkohë që me rrëfimin e Lamajt, gjendja shëndetësore e të cilit është ende e rënduar pritet të zbardhen edhe porositësit dhe motivet e atentatit. 

Eduart Lamaj u arrestua dje në mëngjes, 3 javë pas ngjarjes në hotel A&A.  30-vjeçari nga Sanxhaku i Kurbinit, është i skeduar për një sërë ngjarjesh dhe ka ndërruar dy herë emrin, nga Andri Lamaj në Leandro Simoni, e përfundimisht në Eduart Lamaj.

Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e pronarit të hotelit pasi i kishte para borxh, dhe pasi pa që viktimat kishin armë, qëlloi për t’u mbrojtur. Në fakt, në kamerat e sigurisë shihet se autori Lamaj është i pari që qëllon viktimat.

Pas atentatit, Lamaj, u fsheh tek shtëpia e motrës për 25 ditë, ndërsa si autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç.  Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi donin ta identifikonin si fajtor. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç eduart lamaj vritet biznemeni bujar lika atentat në laç eduart lamaj vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll