Aktualitet

Gjykata e Posaçme shtyn për të premten vendimin për Saimir Tahirin, ish-ministri del i qeshur nga seanca

24 Qershor 2020, 08:25 Nga DOSJA
Gjykata e Posaçme shtyn për të premten vendimin për Saimir

TIRANË-  Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë sërish vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më datën 26 qershor  në orën 13:00.  Ish-ministri pas seancës u shfaq i qeshur, por nuk komentoi vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, sot para se të niste seanca ministri Tahiri dha një mesazh të koduar teksa u rrëzua një operator.  “Kështu e hanë të gjithë”, u shpreh ish-ministri.

Seanca e fundit ndaj Tahirit u zhvillua më 11 qershor, ku ish-ministri bëri i vetëm  mbrojtjen para trupës gjykuese. Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Kjo e fundit u tërhoq 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku do të jepet edhe vendimi. Pas seancës Tahiri foli për mediat dhe u shpreh se beson në pafajësi, por shtoi se do respektojë vendimin e gjykatës.  Nga ana tjetër, Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe kërkuan dënimin me 12 vite burg të ish-ministrit.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”.  Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Më vonë avokatët e Tahirit apeluan çështjen dhe kërkuan pafajësinë për ish-ministrin. Nga ana tjetër Prokuroria shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll