Aktualitet

Atentati në Laç, zbardhen emrat e 3 bashkëautorëve të Eduart Lamajt, del në skenë Ilir Lika, “truri” i grupit të Kur

24 Qershor 2020, 07:33 Nga DOSJA
Atentati në Laç, zbardhen emrat e 3 bashkëautorëve të

LAÇ- Zbulohen emrat e tri bashkëautorëve që morën pjesë në atentatin ndaj dy biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në hotel A&A në autostradën Laç-Mamurras. Të shpallur në kërkim janë 33- vjeçari Ili Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola. Këta të fundit në bashkëpunim me Eduard Lamaj vranë më 30 maj  dy biznesmenët Bujar Lika (Hasani) si dhe Paulin Gjergji (Marku).

Emrat e tyre janë zbuluar pas dëshmisë së Eduart Lamajt, i cili tashmë ka pranuar të bëhet edhe bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të rrëfejë skemën e realizimit të atentatit, rolet e secilit dhe motivet. Deri më tani, policia dhe grupi hetimor kanë mundur të nxjerrin emrat e tri bashkëpunëtorëve, por edhe vendodhjen e makinës tip Golf 5 që u përdor në atentat dhe u përdor nga autorët.

Vetë Shpëtim Boduri, pronari i makinës së llojit ‘Golf 5’ që u përdor në atentatin e dyfishtë në Laç, ka treguar se ç’ka ndodhur me mjetin e tij, ditën e vrasjes. Ai është shprehur se ditën e krimit, ia ka dhënë makinën e tij, Eduart Lamajt. “Ditën e vrasjes ia kam dhënë makinën mikut tim Eduart Lamaj. Nuk e dija se çfarë qëllimi kishte ai,”- mësohet të ketë thënë Boduri.

Grupi, dyshohet se kryesohet nga Ilir Likaj, i cili është i skeduar nga policia e Lezhës edhe për ngjarjen e 15 majit, ku u plagos biznesmeni 27-vjeçar Zef Marku.

Ndërkohë, Kreshnik Tusha, i pari person që u vu në pranga për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, kërkon lirinë. Dosja.al mëson se Tusha ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Tiranës ku kërkon lirinë. Në shkresë, mësohet se Tushe nën arsyetimin se tashmë autorët e vërtetë të vrasjes janë në pranga, kërkon që të lirohet nga akuzat, pasi tashmë nuk ka asnjë provë që e implikon atë në vrasje.

Më lironi, nuk ka asnjë provë që më implikon në këtë vrasje. Tashmë që atentatorët e ngjarjes janë zbardhur, duhet të lirohem,”- mësohet të thuhet ndër të tjera në kërkesën e Tushes.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika ekzekutohet bujar lika elson alija ilir lika ilir xhepaj klaudio perkola paulin gjergji bujar lika ekzekutohet bujar lika elson alija ilir lika ilir xhepaj klaudio perkola paulin gjergji

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...