Aktualitet

“Kështu do e hanë të gjithë”, Tahiri jep mesazhin e koduar jashtë gjykatës

24 Qershor 2020, 07:42 Nga DOSJA
“Kështu do e hanë të gjithë”, Tahiri jep

TIRANË -Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të njihet sot me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit. I shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, Tahiri iu drejtua dyerve të gjykatës. Ish-ministri përfitoi edhe nga rrëzimi i njërit prej operatorëve të mediave, për të dhënë një mesazh të koduar.

Kështu do e hanë të gjithë“, u shpreh Tahiri.

Seanca e fundit ndaj Tahirit u zhvillua më 11 qershor, ku ish-ministri bëri i vetëm  mbrojtjen para trupës gjykuese. Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Kjo e fundit u tërhoq 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku do të jepet edhe vendimi. Pas seancës Tahiri foli për mediat dhe u shpreh se beson në pafajsi, por shtoi se do respektojë vendimin e gjykatës. Nga ana tjetër, Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe kërkuan dënimin me 12 vite burg të ish-ministrit.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”.  Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Më vonë avokatët e Tahirit apeluan çështjen dhe kërkuan pafajësinë për ish-ministrin. Nga ana tjetër Prokuroria shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020 saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...