Aktualitet

Po tentonte të transportonte drogë, arrestohet 49-vjeçari në Fier, çfarë u gjet brenda “Benz-it”

24 Qershor 2020, 07:23 Nga DOSJA
Po tentonte të transportonte drogë, arrestohet 49-vjeçari

FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 49-vjeçarin me iniciale O.M, pasi në makinën e tij janë gjetur 6 kg kanabis. Uniformat blu bëjnë me dije se 49-vjeçari u kap në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”, ku brenda “Benz-it” u gjet edhe droga.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar “Taksisti”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 49-vjeçari në fier kapet me drogë 49-vjeçari arrestohet 49-vjeçari në fier kapet me drogë 49-vjeçari

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...