Aktualitet

Rinis pas 3 muajsh transporti ndërqytetas, shoferët ankohen për mungesë pasagjerësh: Ka një orë nuk ka ardhur asnjë

24 Qershor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Rinis pas 3 muajsh transporti ndërqytetas, shoferët ankohen për

TIRANË- Disa linja të transportit ndërqytetas kanë rifilluar aktivitetin ditën e sotme. Në respektim të masave të përcaktura nga Ministria e Shëndetësisë, ata kanë bërë dezinfektimin e mjeteve. Ata gjithashtu ankohen se në terminale nuk ka pasagjerë.

Duke llogaritur disa taksa që na hoqi shteti, është e arsyeshëm. Jemi të detyruar të zbatojmë rregullat e ministrisë së Shëndetësisë. Do të na njihen shpenzimet e karburantit dhe TVSH-ja. Bashkitë e kanë vendosur, edhe disa taksa vjetore. Iku autobuzi tani me dy persona në Sarandë, jemi shoferë të punësuar, kemi marrë masa me dizinfektimin, maskat dhe dorezat”, është shprehur një nga shoferët.

Ndërsa një tjetër tha se situata është e vështirë, ndërsa shpreson se situata pritet të rregullohet në vijim.

Zero fare, një pasagjer kam e vështirë shpresojmë të rregullohet ditët në vijim. Pasagjerët vijnë vetë me maska, po njëherë duhet të vijnë, se s’po vijnë fare”, u shpreh ai.

Përfaqësuesit e agjencive të transportit kanë deklaruar se kanë marrë vetëm 400 mijë lekë gjatë periudhës së pandemisë, ndërsa shprehen se protokolli i masave ua vështirëson shumë punën.

Makina është e dizinfektuar, içik e vështirë do të jetë, të punosh me 70% s’kemi si i vendosim njerëzit, por jemi përpjekur të marrim masat. Ne shoferë jemi, firmat kanë kërkuar akcizat e naftës, taksat, deri tani asgjë nuk kanë bërë. Po nuk punuan urbanët nëpër qytet, nga do të vijnë njerëzit. Kemi marrë 400 mijë lekë në fillim, e kemi të nevojshmne të dalim. Kam ardhur ka një orë, nuk ka ardhur asnjë pasafgjer, unë në 09:30 nisem, edhe pa pasagjer. Kemi orare”, tha një qytetar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik transporti nderqytetas hapet transporti publik transporti nderqytetas

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...