Aktualitet

“Duam një tjetër pagë lufte dhe ndryshim të protokollit”/ Punonjësit e transportit publik protestë para MIE-së, përp

24 Qershor 2020, 08:15 Nga DOSJA
“Duam një tjetër pagë lufte dhe ndryshim të

TIRANË- Punonjësit e transportit publik zhvilluan ditën e sotme një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ata u ngritën në protestë pasi kërkuan një tjetër pagë lufte dhe ndryshim të protokollit të sigurisë. Ndërkohë, pati edhe përplasje me tyre dhe Policisë, pasi kjo e fundit nuk i lejoji që të zhvillonin protestën. Mësohet në Polici u shoqëruan 15 persona për tubim të paligjshëm.

Punonjësit deklaruan se ndodhen në vështërsi ekonomike dhe se më një pagë lufte nuk mund të mbulojnë dot shpenzimet. Ata theksuan se protokolli i sigurisë ngarkon me përgjegjesi shoferët dhe fatorinot.

“Protokolli ngarkon me përgjegjegjësi  shoferët dhe fatorinot. Kërkojmë ndryshimin e protokollit të sigurisë”, u shprehën ata.

Sakaq një tjetër protestues u shpreh:  “Unë kam 15 vjet i siguruar, s’kanë mundësi të më japin një pagë tjetër lufte? Të pakën një 300 mijë lekësh.”. 

Po kështu, një tjetër punonjës tha se edhe pse ka filluar trasporti ndërqytetas vihet re mungesa e pasagjerëve.

“Dua të filloj punë, po duam që të marrin edhe një pagë. Kemi marrë 100 mijë lekë në muaj, Çfarë pune kanë filluar? Nuk ka pasagjerë. Nuk e di si do ja dalim”, tha një tjetër protestues.

Ditën e sotme ka rinisur punën transporti publik ndërqytetas, me kushtin që të plotësohen protokollet e sigurisë. Mësohet se autobusë nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri po udhëtojnë drejt Tiranës, por edhe drejt qyteteve të tjera. Ndërkohë,  shoferët janë ankuar për numrin e ulët të pasagjerëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hapet transporti publik punonjësit e transportit publik protestë hapet transporti publik punonjësit e transportit publik protestë

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...