Aktualitet

Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Vlorë, shënohen 6 raste të reja, 4 prej tyre punonjës fasonerie

24 Qershor 2020, 09:02 Nga DOSJA
Rritet numri i të prekurve nga COVID-19 në Vlorë, shënohen 6

VLORË-Në Vlorë janë shënuar 6 raste të reja me COVID-19. Mësohet se 4 prej tyre janë punonjës fasonerie. Me rastet e sotme, numri i të prekurve në këtë fasoneri ka shkuar në 10, duke detyruar autoritetet që ta mbyllin përkohësisht.

Ditën e sotme u shënuan 67 raste të reja me COVID-19, nga 347 testime të kryera. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 22 pacientë të tjerë, fituan betejën me virusin, duke e çuar numrin në total në 1217. Në mesin e tyre ishin edhe 7 mjekë edhe infermierë. Gjithashtu u rrit edhe numri i viktimave, pasi ndërroi jetë një 34-vjeçare, duke e çuar totalin në 47. Akualisht në Shqipëri janë 850 persona aktivë, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Në spitalin infektiv po trajtohen 82 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive.

(g.sh./dosja.al)

 

 

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne vlore koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne vlore

Sondazh

Poll