Aktualitet

“Edhe kjo na duhej”/ Tahiri del i qeshur nga seanca, por i ndodh “incidenti”, për pak sa nuk rrëzohet

24 Qershor 2020, 09:04 Nga DOSJA
“Edhe kjo na duhej”/ Tahiri del i qeshur nga seanca, por i ndodh

TIRANË– Sot Gjykata e Posaçme shtyu për të premten gjyqin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas seancës ish-ministri u shfaq i qeshur për mediet, por nuk komentoni vendimin e sotëm të gjykatës. Por pas seancës Tahirit i ndodhi një incident. Ai u pengua nga kabllot e televizioneve, teksa gazetarët e ndiqnin për të marrë një koment.  “Edhe kjo na duhej”,  u shpreh ish-ministri. Ndërkohë të gjithë gazetarët qeshën.

Edhe sot pranë kësaj gjykate ndodheshin fansat e Tahirit. Një grua mbante veshur një bluzë, në të cilën ishte e stampuar fotoja e ish-ministrit. “Saimir Tahiri i pafajshëm” shkruhej në të.

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 26 qershor vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjyqatri Dhimitër Lara ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes. Teksa drejtohej tek dyert e gjykatës për t’u njohur me vendimin, Tahiri ka përfituar nga rrëzimi i njërit prej operatorëve, për të dhënë një mesazh të koduar. Ai është shprehur, se kështu do ta hanë të gjithë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020 saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020

Sondazh

Poll