Aktualitet

10 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, 3 prej tyre punonjës të Gjykatës së Apelit

24 Qershor 2020, 06:20 Nga DOSJA
10 raste të reja me COVID-19 në Shkodër, 3 prej tyre

SHKODËR- 10 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë orëve të fundit në Shkodër. Dosja.al mëson se 3 nga të infektuarit janë punonjëse në Gjykatën e Apelit në këtë qytet.

Ndërkohë 4 ditë më parë u infektua një nga punonjëset e gjykatës së Apelit dhe kjo dyshohet se që ka infektuar kolegët e saj. Ndërsa, rastet e tjera deri më tani dyshohet se janë familjarë dhe kontakte të rasteve të mëparshme.

Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë deklaroi se janë konfirmuar edhe 52 raste të reja me COVID-19. Harta u zgjerua në 12 qytete. Mësohet se në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Po kështu, numri i të shëruarve ka shkuar në 1195., ndërsa 46 persona kanë humbur jetën. Sakaq, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dekalaroi dje se mund të hapet një spital i dytë COVID, pasi numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Qershor 2020, 05:48

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e g...