Aktualitet

24 Qershor 2020, 05:48 Nga DOSJA

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri ka dalë i qeshur nga dyert e gjykatës, ndërsa nuk ka pranuar që të japë deklaratë për mediat. Mësohet se gjyqtari Dhimitër Lara, pjesë e treshes që do të japë vendimin, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Tahiri u shoqërua në gjykatë nga avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia. Teksa drejtohej tek dyert e gjykatës për t’u njohur me vendimin, Tahiri ka përfituar nga rrëzimi i njërit prej operatorëve, për të dhënë një mesazh të koduar. Ai është shprehur, se kështu do ta hanë të gjithë. Mësohet se trupa gjykuese është tërhequr  dhe nuk dihet ende nëse do të dalë me një vendim për Tahirin.

Seanca e fundit ndaj Tahirit u zhvillua më 11 qershor, ku ish-ministri bëri i vetëm  mbrojtjen para trupës gjykuese. Tahiri dhe avokati i tij Maks Haxhia kishin përgatitur një mbrojtje prej 131 faqesh përballë trupës gjyqësore që përbëhej nga Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni. Kjo e fundit u tërhoq 15 minuta pushim, por më pas njoftuan se seanca e radhës do të zhvillohet më 24 qershor, ku do të jepet edhe vendimi. Pas seancës Tahiri foli për mediat dhe u shpreh se beson në pafajsi, por shtoi se do respektojë vendimin e gjykatës. Nga ana tjetër, Prokuroria e përfaqësuar nga Vladimir Mara dhe Dritan Prençi nuk u tërhoqën nga akuzat dhe kërkuan dënimin me 12 vite burg të ish-ministrit.

Ndërsa, avokati i tij Maks Haxhia tha se procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike. Sipas tij posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.

Akuzat mbi Tahirin: 

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”.  Në shtator të vitit të shkuar Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Më vonë avokatët e Tahirit apeluan çështjen dhe kërkuan pafajësinë për ish-ministrin. Nga ana tjetër Prokuroria shprehet se ka prova për ta akuzuar për trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në shkallën e parë.

J.V/G.SH./Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020 gjyqi per saimir tahirin saimir tahiri seanca per tahirin 24 qershor 2020

Sondazh

Poll