Aktualitet

Historiani Pëllumb Xhufi: Voskopoja ka qenë çiflik i sulltaneshës, i sillte valutë

23 Qershor 2020, 20:59 Nga DOSJA
Historiani Pëllumb Xhufi: Voskopoja ka qenë çiflik i

TIRANË– Voskopoja, shkëlqimi e më pas rënia e saj kanë qenë  në fokusin e emisionit “Opinion”, që përmbyll ciklin e një serie udhëtimesh në disa nga destinacionet më të veçanta shqiptare. E njohur për kishat, qytetërimin, por edhe për tregtinë, historiani Pëllumb Xhufi tha se gjatë kohës së Perandorisë Osmane, Voskopoja ka qenë çiflik i sulltanesësh dhe i sillte të ardhura të shumta perandorisë.

Fevziu: Kishat janë shumë të mëdha për një qytet me 40 mijë banorë, si i lejonte perandoria të ndërtonin kisha kaq të mëdha ?

Xhufi: Është krijuar një legjendë që Voskopoja lindi si një ishull i izoluar në luftë me perandorinë. Voskopoja ka qenë mylk (çiflik) i sulltaneshës, nënës së sulltanit. I sillte valutë. Në kohën kur Voskopoja shkëlqente, perandoria ishte në gjendje të shtypte vetëm monedha bakri pa vlerë. Këtu vinin monedha e austro- hungarisë. Sillte goxha Voskopoja. Ka qenë në mbrojtjen e nivelit të perandorisë.

Fevziu: Kush e shkatërroi Voskopojën?

Xhufi: E tregon shumë mirë kodiku i Shën Prodhomit. E shkatërruan kreditorët e tregtarëve Voskopojarë. Voskopoja ka qenë marr me tregti me porosi, po themi fasoneri e sotme, ku ngrihej një industri e tërë mbi bazën e kërkesës që vinte nga jashtë. Voskopoja ngriti përpunimin e leshit dhe leshi vinte nga zona e Maqedonisë dhe Thesalisë, ku mbasi të shitej në Venedeik do të ktheheshin lekët. Por ndodhi një moment që ky kufiri ku shkonte destinacioni i fundit i këtij produkti, (u bënë 3 paqe në 10- vjeçarët e fillimit të shekullit XVIII) dhe u stabilizua përfundimisht Austro-Hungaria me Turqinë,. Dhe këta fshatarët- ushtarë që ruanin kufirin, u kthyen në bujq të zakonshëm. Ra kërkesa dhe Voskopojarët mbetën borxhli në zonat rrotull. Kjo ka qenë një nga arsyet përse Voskopoja ka një diasporë të madhe.

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi fevziu pëllumb xhufi blendi fevziu pëllumb xhufi

Sondazh

Poll