Aktualitet

Rama publikoi deklaratën e Calaverës e tha se s’ka 15 kushte, gazetarja Zykaj: Shefja e ONM s’vendos dot për negociat

23 Qershor 2020, 20:27 Nga DOSJA
Rama publikoi deklaratën e Calaverës e tha se s’ka 15 kushte,

TIRANË- Gazetarja Erisa Zykaj, e cila punon nga Brukseli ka komentuar deklaratën e shefes Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, duke thënë se ajo nuk e ka tagrin për të caktuar data apo kushte për negociatat, pasi këtë e bëjnë vendet anëtare të BE-së.

Zykaj në një lidhje “Skype” me emisionin “Tempora”, u shpreh se BE ka ndryshuar metodologjinë, pasi duan reforma reale dhe jo vetëm në letër.

Të gjitha do të donim që të mos kishim 15 kushte, por nuk është Calavera që vendos për kuadrin negociues dhe datat negociuese, por janë shtetet anëtare. Calavera do që të nxisë vendin tonë që të shkojë përpara. Nëse do të thoshte se do të kishte 15 kushte do të demoralizohej vendi ynë, ndryshe nga Maqedonia e Veriut që nuk ka asnjë kusht.

BE ka ndryshuar metodologjinë, pasi duan reforma reale dhe jo vetëm në letër. KiE ka dëshirë që vendi ynë të ecë përpara, por vendet anëtare thonë se janë 15 kushte. Pa këto kushte nuk do të  merrej vendimi”, tha Zykaj.

Më herët Kryeministri Edi Rama në një reagim në mediat sociale, teksa publikoi një deklaratë   Genoveva Ruiz Calavera, tha se 15 kushtet nuk ekzistojnë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 15 kushtet e be-së edi rama erisa zykaj 15 kushtet e be-së edi rama erisa zykaj

Sondazh

Poll