Aktualitet

Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës që furnizonte sheshet e Athinës me drogë, arrestohen 14 persona mes tyre 6

23 Qershor 2020, 21:00 Nga DOSJA
Shkatërrohet organizata e trafikut të kokainës që furnizonte

GREQI– Policia greke ditën e sotme ka shkatërrura një organizatë që merrej me trafikimin e drogës  ku gjatë operacionit janë identifikuar 19 anëtarë kun ë pranga kanë rënë 6 shqiptarë dhe 8 grekë, ndërsa pjesa tjetër janë kërkim. Mediat greke kanë bërë me dije  se organizata vepronte në zonën më të madhe të qendrës së Athinës, Ilio, “Shën Petersburg”, N. Ionia dhe Trikala, Thesalia.

Pas hetimeve, është zbuluar se anëtarët e rrjetit kriminal ishin të përfshirë në trafikun e sasive të konsiderueshme të kokainës dhe kanabisit. Ata kanë zbuluar strukturën hierarkike dhe rolet e pjesëtarëve, krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për fazat e ndryshme të trafikimit të drogës, vendet e fshehta thuajse në të gjitha automjetet, motoçilektat me kubizëm të madh, përdorimin e emrave me kode në komunikim, organizim ky qe u siguronte  të ardhura të paligjshme, të vlerësuara të paktën ne mbi 180,000 euro.

Policia ka kryer 14 kërkime nëpër shtëpi dhe objekte të ruajtjes së drogës ku ka sekuestruar mbi 1 kg kokainë, mbi 4 kg kanabis, si dhe 8 makina, pesë motoçikleta, katër peshore elektronike dhe një shumë prej rreth 36 mijë euro.

Gjithashtu, janë sekuestruar edhe një pistoletë, dy thika, 21 telefona celularë dhe një sërë pajisjesh të tjera. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës sakaqë ende nuk është dhënë dënimi tyre.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne greqi shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll