Aktualitet

Çfarë do të ndodhë në shtator? Manastirliu: Janë gati skenarët edhe për më të keqen

23 Qershor 2020, 20:36 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë në shtator? Manastirliu: Janë

TIRANË- Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë sot se për shtatorit qeveria është përgatitur dhe për skenarët me të keq. Në një intervistë për Euronews, Manastirliu tha se ka gati skenar si për shëndetësinë dhe arsimin.

Ky virus është i paparashikueshëm dhe ne nuk mund të bëjmë dot plane afatgjatë dhe afatmesëm. Por ajo çka ne ndërtojmë janë skenarë të bazuar mbi projeksione. Ne jemi duke punuar fort që sa i përket shëndetësisë të kemi gati skenarët edhe për më të keqen, duke shpresuar gjithmonë më të mirën. Por gjithashtu edhe për shkollat, për t’ju përgjigjur jo vetëm me mësimin në shkolla, por edhe me mësimin online dhe për të gjitha ato aktivitete që janë të nevojshme, por që nëse do të duhet të përballemi me një vështirësi, duhet t’i përgjigjemi me një alternim të shërbimeve”, tha ministrja.

Më tej ajo foli dhe për një karantinë të dytë, duke u shprehur se nuk mund të thoshte asgjë në këtë kohë sepse situata është shumë dinamike dhe nëse një vaksinë do të zbulohet do të jetë shumë më e lehtë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll