Aktualitet

VIDEO-LIVE/ Distancë dhe masat kundër Covid-19? Shikoni si Veliaj mbledh njerëzit tek Amfiteatri, shpërndan pamjet e koncert

23 Qershor 2020, 20:17 Nga DOSJA
VIDEO-LIVE/ Distancë dhe masat kundër Covid-19? Shikoni si Veliaj

TIRANË– Amfiteatri është kthyer në një sallë pritjeje mbrëmjen e sotme, pasi aty po zhvillohet një koncert.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë, bën thirrje për distancim social dhe repsektim të masave të marra ndaj Covid-19 dhe ndalimin e grumbullimeve, Amfiteatri ka pritur dhjetëra qytetarë që janë ekaltuar mbrëmjen e sotme nën ritmet e muzikës shqiptare.

Të ftuarit specialë, Eli Fara, Eranda Libohova, Anxhela Peristeri, Marsela Çibukaj, Eneda Tarifa, etj, kanë bërë që qytetarët të harrojnë krejtësisht koronavirusin, dhe të ‘zhyten’ në kërcime e duatrokitje.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al, gjëja e fundit që është respektuar në këtë koncert është distanca sociale e sigurisë. Thirrja për të marrë pjesë në koncert është bërë edhe nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vrliaj ftoi qytetarët që ta kalonin mbrëmjen e sotme tek Amfiteatri, në koncertin që sipas tij është bërë në nder të infermierëve dhe mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Ndërkohë, vetëm ditën e sotme janë raportuar 52 persona të prekur me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i përgjithshëm i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 46. Ndërsa në spital, deri më tani janë shtruar 81 pacientë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amfiteatri erion veliaj koronavirusi ne shqiperi amfiteatri erion veliaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll