Aktualitet

Sherr masiv me thika në Korçë, plagosen tre të rinj pas konfliktit për motive të dobëta

23 Qershor 2020, 20:18 Nga DOSJA
Sherr masiv me thika në Korçë, plagosen tre të rinj pas

KORÇË– Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë, pas një sherri masiv që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Sipas njoftimit zyrtar, mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2 të qytetit të Korçës, një grup të rinj, janë përleshur me thika me njëri-tjetrin.

Për pasojë, kanë mbetur të plagosur tre prej tyre, konkretisht të rinjtë me inicialet M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një tjetër rreth 25 vjeç.

Të rinjtë, aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.  Gjithashtu mësohet se po hetohet për shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht mësohet se arsyeja mund të ketë qenë një konflikt për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Në datën 23.06.2020, rreth orës 21:20, në lagjen nr. 2,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të jenë dëmtuar me mjet prerës shtetasi M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce plagosen tre persona ne korce sherr me thika në korçë korce plagosen tre persona ne korce sherr me thika në korçë

Sondazh

Poll