Aktualitet

“Pashë një person, doli nga…”/ motra e Çipurit flet pasi i shpëtoi atnetatit me tritol, çfar ë e bëri të telefonon

23 Qershor 2020, 19:28 Nga DOSJA
“Pashë një person, doli nga…”/ motra e

VLORË– Etleva Elmazi, motra e Armando Sulejmanit ka treguar përballë grupit hetimor se çfarë e bëri të dyshonte se kishte ndodhur diçka me makinën e saj.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se Elmazi, është shprehur se në momentin që ka dalë të marrë makinën e saj, para dhomave të paraburgimit në Vlorë, ku edhe e kishte parkuar, ka parë që një person ka dalë nga poshtë mjetit.

Pikërisht kjo gjë, e ka bërë të dyshojë dhe të njoftojë autoritetet, të cilët më pas zbuluan se në makinën e llojit ‘BMW X3”, ihte vënë një sasi tritoli.

Pashë një person që doli nga poshtë makinës. Njoftova policinë se dyshova,”– mësohet të ketë thënë ajo.

Fatmirësisht, tritoli që ishte vendosur në makinën e zonjës Elazi, nuk ka shpërthyer. Alarmi për lëndën plasëse, u dha mesditën e sotme, rreth orës 12:30, kur u vu në dijeni edhe Policia e Vlorës.

Mjeti u transportua tek policia e Vlorës dhe forcat xheniere bënë të mundur heqjen e tritolit që nuk ishte aktivizuar. Fakti që lënda është lënë pa shpërthyer, mendohet të ketë qenë një lloj mesazhi për familjet Sulejmani dhe Elmazi.

Armando Sulejmani, njihet për ngjajre të bujshme në të cilat është përfshirë. Etleva Elmazi përveçse është motra e Çipurit, është edhe nëna e Daut Elmazit, të riut që ndodhet pas hekurave për atentatin ndaj Inez Hajrullës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armand aulejmani atentat me tritol motres se cipurit etleva elmazi armand aulejmani atentat me tritol motres se cipurit etleva elmazi

Sondazh

Poll