Aktualitet

Sekuestrohet makina e përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, pritet identifikimi i pronarit dhe i tre bas

23 Qershor 2020, 17:38 Nga DOSJA
Sekuestrohet makina e përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe

TIRANË– Makina e llojit “Golf 5”, e përdorur nga Eduart Lamaj në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është sekuestruar. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se automjeti i llojit ‘Golf 5’, me ngjyrë të zezë është gjetur i fshehur nga autorët në periferi të Tiranës.

Paraprakisht, raportohet se kjo makinë është përdorur nga Eduart Lamaj, 30 vjeçari që u vu sot në pranga për ekzekutimin e dy biznesmenëve. Ndërkohë po punohet për gjetjen e pronarit të mjetit dhe për kapjen e tre personave të tjerë, që kanë bashkëpunuar me Lamajn.

Sot u zbardh atentati i 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Autori është Eduart Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit. Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes.

Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn. Ky i fundit u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë.

Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç bujar lika eduart lamaj paulin gjergji markaj vritet biznemeni bujar lika atentat në laç bujar lika eduart lamaj paulin gjergji markaj vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll