Aktualitet

“Nesër rinis transporti publik ndërqytetas”, Balluku: Do respektohen rregullat e COVID-19, kemi vendosur që mbështetim s

23 Qershor 2020, 17:49 Nga DOSJA
“Nesër rinis transporti publik ndërqytetas”, Balluku: Do

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar sot nesër (24 qershor)  do të rifillojë punën transporti ndërqytetas. Rinisja e transportit, sipas Ballukut do të bëhet në bazë të respektimit të protokollit të vendosur për masat COVID-19. Në një reagim për mediat, Balluku shkruan se është konsultuar me Ahmetaj që të gjendet iniciativa që do të mbështetet sektori për t’u rihapur dhe njohja e 100 për qind e shpenzimeve për konsumin e naftës.

Nga momenti që të thonë ekspertët që mund të nisë ky shërbim, detyrimisht është dashur që ky transport të fillojë, kemi pasur kërkesa të ndryshme nga shoqatat e transportit, është e vërtetë që impakti financiar në kompanitë e tyre ka qenë i rëndë. Jemi konsultuar me Ahmetaj që të gjejmë iniciativa që do të mbështesin sektorin për t’u rihapur.

 Njohja e 100 për qind e shpenzimeve për konsumin e naftës. Gjithashtu kemi kërkuar, kemi dërguar listën e të gjithë punonjësve të këtyre kompanive që duhen mbështetur me pagën mbështetëse. Nisur nga nesër, ne do të punojmë që linjat ndërqytetase, të fillojnë të operojnë duke nisur nga data 24. Por duhet të theksojmë që duhet të respektohen protokollet”, shprehet Balluku.

Hapja e transportit publik është shtyrë disa herë, pasi shoqatat e këtij sektori shprehen të pakënaqura me qeverinë. Ata kërkojnë që qeveria të plotësojë kërkesat e tyre që janë: Të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%, rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese dhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas. Ata kanë zhvilluar dhe disa protesta, por minsitria ka njohur si shpezim të zbritshëm konsumin e nafës dhe heqjen e taskave dhe tarifave vendore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belinda ball hapet transporti publik rifillon transporti nderurban belinda ball hapet transporti publik rifillon transporti nderurban

Sondazh

Poll