Aktualitet

Sekuestrohet 22 mln euro pasuri e grupit kriminal, pjesë e tij shqiptari Arben Zogu, ortaku i ‘mbretit të kumarit’ që bë

23 Qershor 2020, 19:20 Nga DOSJA
Sekuestrohet 22 mln euro pasuri e grupit kriminal, pjesë e tij shqiptari

ITALI– Policia italiane ka zbatuar vendimin e Gjykatës së Romës, duke konfiskuar pasuritë e një  grupi kriminal të përbërë prej 5 personash, vlera totale e të cilave arrin në 22 mln euro.

Mediat e huaja kanë raportuar se në këtë kapital janë përfshirë asetet e 7 ndërmarrjeve, 9 njësive të pasurive të patundshme, një tokë e vendosur në Romë dhe një në provincën e L’Aquila, 2 vetura dhe 2 motoçikleta si dhe shuma financiare e tyre i tejkalon 22 milion euro.

Siaps raportimeve të bëra nga mediat e huaja hetimet për zbulmin e pasurive të grupit kriminal kanë nisur që nga viti 2013.

Dispozita, e fundit si rezultat i aktvendimit të Gjykatës së Kasacionit, buron nga një hetim i gjerë që çoi në arrestimin e Mario Iovine, Sergio Guarnera, Sandro Guarnera, Franco Crispoldi dhe Arben Zogu për krimet e zhvatjes, përfitimit, regjistrimit fiktiv të pasurive dhe konkurrencës së paligjshme me kërcënime ose dhunë. Në atë kontekst, u konstatua ekzistenca e një “ndërmarrje të përbashkët” në sektorin e makinave dhe lojërave elektronike, të imponuara në territorin e Acilia për institucionet e autorizuara tregtare.

Në veçanti, shefi i grupit Mario Iovine, i quajtur “Rififì”, kishte zgjeruar në mënyrë progresive aktivitetet e tij të paligjshëm në sektorin e automjeteve nga Campania në Lazio , duke përfshirë subjekte tashmë të “depërtuar” në atë sektor, përkatësisht Sergio dhe Sandro Guarnera. Pas arrestimit të Iovine në dhjetor 2006, vëllezërit Guarnera kishin promovuar dhe organizuar një grup autonom kriminal, të krijuar në imitim të përsosur të konsorciumit “Caserta” dhe duke ndjekur të njëjtën logjikë kriminale, së bashku me miqtë dhe partnerët e biznesit Franco Crispoldi dhe Arben Zogu, duke përdorur një krah të armatosur dhe të dhunshëm të përbërë nga të ashtuquajturit “boksierë”.

Profili tashmë i dukshëm i “rrezikut shoqëror” të protagonistëve të ngjarjeve u rëndua nga elementët e fituar si pjesë e operacionit “Vento dell’est”, drejtuar nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia e Romës, operacion i cili përfundoi në korrik 2015 me ku u dhanë  9 urdhra për paraburgim kundër,  ku mes tyre ishin të përfshirë  vëllezërit Guarnera dhe shqiptari Arben Zogu për zhvatje, konkurrencë të paligjshme me kërcënime dhe dhunë dhe trafik ndërkombëtar të drogës.

Po kush është Arben Zogu?

Arben Zogu, i njohur ndryshe si Ricardino dhe Adrian Comani, një person i egër dhe mjaft i rrezikshëm është drejtuesi i bandës që ka lidhje mjaft të ngushta me Fabrizio Piscitellin, akuzohet për vrasjen e Fabrizio Piscitellit, të njohur ndryshe me nokën ‘Diabolik’. Shefi i ultrasve të Lazios u ekzekutua mbrëmjen e 7 gushtit 2019, në parkun Aqueducts të Romës.

Por kjo nuk është ngjarja e vetme për të cilën është lakuar emri i Zogut. Ai është arrestuar mes nëntë personave në një operacion në vitin 2019. Shitja e kokainës dhe mbledhja e gjobave ishte aktiviteti kryesor i shqiptarit dhe drejtonte pjesën e bandës që kishte lidhje me Shqipërinë. Po ashtu në vitin 2013, ish-krahu i djathtë i bosit italian të Kamorra-s. Ai i ka dërguar një mesazh kërcënues gazetarit të njohur italian, Lirio Abbate, të cilin e paralajmëronte të kishte kujdes kur shkruante artikuj, ku përmendte shefin e tij, sepse “ka njerëz që qëllojnë”.

Rikardino, i cili vepronte në zonën e Urës Milvian, kishte udhëzuar njerëzit e tij, “njerëzit që qëllojnë” për të vrarë gazetarin. Aq i besuar dhe pushtet kishte Zogu, saqë kur dikush në Triassi apo Ostia donte të kuptonte se kush është autor i një sulmi, duhet t’i drejtohej Rikardinos dhe Micheles. Zogu bashkë me një boksier shqiptar, Orial Kolaj dhe Petrit Bardhi menaxhonin biznesin e pokerit dhe impononin instalimin e makinetave. Orial Kolaj, një boksier me origjinë shqiptare, i cili fitoi në vitin 2012 kampionatin italian të peshave të rënda, së bashku me dy shqiptarët futeshin nëpër pika bastes dhe kërcënonin administratorët që refuzonin instalimin e makinerive. Në disa nga përgjimet dëgjoheshin kur thoni: Oriali është një makinë lufte!

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben zogu mario iovine sandro guarnera arben zogu mario iovine sandro guarnera

Sondazh

Poll