Aktualitet

Inertet e objekteve të shembura ngelen në plazhet e Velipojës, mbetjet janë depozituar në zonën e mbrojtur natyrore (VD)

23 Qershor 2020, 18:37 Nga DOSJA
Inertet e objekteve të shembura ngelen në plazhet e Velipojës,

SHKODËR- Vetëm 1 muaj pas kësaj deklarate të ministrit Lleshaj për mbrojtjen e mjedisit, Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit dhe policia e Shkodrës zbarkuan në Velipojë për të pastruar inertet e objekteve të shembura në këtë zonë.

Por ne vend që të mbronin territorin, IKMT, të gjitha inertet e grumbulluar nga fadromat i depozitoi në Hidrovorin e Velipojës, një zonë kjo e mbrojtur.

Papërgjegjshmërisë se disa qytetarëve apo subjekteve të ndryshme iu shtua edhe ajo e IKMT e cila depozitoi disa fadroma me inerte duke e lenë zonën e hidrovorit në këtë gjendje. Vetëm pas ndërhyrjes se Administratës se Zonave të Mbrojtura e cila njoftoi edh3 ministrinë e Mjedisit, aksioni i IKMT u pezullua.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbetjet ne velipoje palzhi velipoje mbetjet ne velipoje palzhi velipoje

Sondazh

Poll