Aktualitet

‘Urdhëroni mospërdorimin e dorezave’, mjeku Beqiri thirrje Manastirliut: Janë përhapëse të infeksionit

23 Qershor 2020, 19:18 Nga DOSJA
‘Urdhëroni mospërdorimin e dorezave’, mjeku Beqiri thirrje

TIRANË- Mjeku i njohur Arben Beqiri që ka mbajtur dhe postin e ministrit të Shëndetësisë, i ka dërguar sot një mesazh Ogerta Manastirliut dhe Komitetit teknik të Ekspertëve. Në një postim në mediat sociale, ai ngre shqetësimin e përdorimit të dorezave nga stafet e bizneseve të ndryshme.

Sipas Beqirit, ministria duhet të urdhërojë që askush të mos mbajë doreza, pasi janë përhapëse të infeksionit të COVID-19 dhe shumë infeksioneve të tjera.

Në shumë bare dhe shërbim publik, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza. I bëj thirrje Ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Task Forcës që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin  e tyre në këto shërbime. Dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit Covid dhe të shumë infeksioneve të tjera”, shkruan ish-ministri.

Që prej nisjes së pandemisë është këshilluar që të mbahet higjiena personale dhe shumë qytetarë mbajnë doreza për të shmangur kontaktin me objekte të ndotura. Specialistët janë të ndarë për këtë pjesë, pasi nuk kanë dhënë këshilla të qarta nëse duhen mbajtur apo jo dorezat gjatë kryerjes së aktiviteve të ndryshme. Pak ditë më parë mjeku Pipero është shprehur skeptik për mbajten e dorezave, duke thënë se ato mund të përhapin dhe infeksionin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben beqiri dorezat kunder covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 arben beqiri dorezat kunder covid-19 koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll