Aktualitet

Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19 në Elbasan, infektohet studentja që kishte shkuar për të bërë provimet

23 Qershor 2020, 18:06 Nga DOSJA
Konfirmohet një tjetër rast me COVID-19 në Elbasan, infektohet

ELBASAN- Një studente e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan është konfirmuar me COVID-19. Sipas informacioneve 22-vjeçarja është nga Lushnja dhe kishte shkuar në Elbasan për sezonin e provimeve.

Ajo ka shfaqur simptoma të lehta dhe pas bërjes së testit ka rezultuar pozitive. Deri tani mësohet se gjendja e saj shëndetësore është shumë e mirë dhe është vëtëizoluar në banesën e saj në Elbasan.

Deri tani dyshimet janë se studentja është infektuar nga kontaktet që ka pasur në Elbasan, por për këtë gjë ka nisur hetimi epidemiologjik.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se numri i përgjithshëm i viktimave në vendin tonë ka shkuar në 46. Ndërkohë ditën e sotme u raportuan 52 raste të reja të infektuara. Ndërsa në spital, deri më tani janë shtruar 81 pacientë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne elbasan koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 covid ne elbasan koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll