Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Laç, sekuestrohet një tjetër mjet, ‘Land Rover’-i u gjet i parkuar 30 metra larg klinikës ku mjek

23 Qershor 2020, 18:27 Nga DOSJA
Vrasja e dyfishtë në Laç, sekuestrohet një tjetër

TIRANË– Policia ka vënë në sekuestro një tjetër mjet, që dyshohet se mund të ketë prova materiale në lidhje me vrasjen e dyfishtë në Laç, ku u ekzekutuan dy biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj.

Dosja.al mëson se automjeti i dytë i sekuestruar, pas ‘Golf 5″, është i llojit “Land Rover”. Ky mjet, është gjetur i parkuar 30 metra oranë klinikës private “Amavita”, ku po mjekohej Eduart Lamaj, 30-vjeçari që u vu sot në oranga, si autor i atentatit.

Tashmë pritet që të dy mjetet e sekuestruar, të zbardhin detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë.

Sot u zbardh atentati i 30 majit në autostradën Laç-Mamurras ku mbetën të vrarë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Autori është Eduart Lamaj, 30 vjeç nga Sanxhaku i Kurbinit. Dosja.al ka mësuar se objektiv i atentatit ishin të dy biznesmenët, ndërsa autori ka pranuar autorësinë duke mohuar planifikimin e vrasjes. Ai thotë se kishte shkuar për të shkatërruar biznesin e vëllait të Bujar Likës, pasi i kishte para borxh. Ndërkohë që dyshohet se grupi është i përbërë me disa vrasës me pagesë mes tyre edhe Lamajn.

Ky i fundit u fsheh për 25 ditë, ndërsa autor njihej Kreshnik Tushe, 21 vjeç. Ngatërresa ka ndodhur natën e ngjarjes, kur teksa largoheshin nga Hotel A&A, autorët qëlluan Tushen në një rrugicë pasi menduan se iu kishte bërë pritë. Autori i vërtetë u fsheh tek motra në Tiranë, ndërsa ditët e fundit shkonte mjekohej tek spitali Amavita në QS. Aty edhe do të operohej nga mjekët Besim Lame dhe Viktor Marku, të cilët janë arrestuar për moskallëzim krimi. Në kërkim janë shpallur gjithashtu edhe 3 bashkëpunëtorët e Lamajt, të fiksuar nga kamerat e sigurisë së hotelit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç eduart lamaj vritet biznesmeni bujar lika atentat në laç eduart lamaj vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll