Aktualitet

ME VIDEO/ “Shqiptari i m*tit”, babai grek rreh barbarisht 12-vjeçarin dhe e përplas përtokë, i mituri ishte shok klase m

23 Qershor 2020, 18:24 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Shqiptari i m*tit”, babai grek rreh barbarisht

GREQI – Një fëmijë 12-vjeçar me origjinë shqiptare është rrahur mbrëmjen e ditës së djeshme në Peristeri të Greqisë nga babai i shokut të klasës. Mediat vendase kanë njoftuar burri e ka sulmuar djaloshin kjo pasi ky i fundit kishte pasur një zënkë me djalin e tij duke qenë se ai e kishte ofenduar me fjalë të rënda dhe poshtëruese.

Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se si burri e ka përplasur përtokë djaloshin ku e ka goditur dhe më pas e ka sharë.

“Të qëllon?Je i sigurt, ke dëshmitar këtu që të qëllon …? Çohu në këmbë more shqipar m*ti”, dëgjohet  babai grek duke i thënë djalit shqiptar.

Pas këtij sulmi i riu me origjinë shqiptare u dërgua në Spitalin e Fëmijëve, ku mori ndihmën e nevojshme për disa fraktura në qafë dhe këmbë. Pasi ka dalë nga spitali i riu ka folur për mediat e huaja ku ka treguar se  ishte duke shëtitur me biçikletë kur është sulmuar nga shoku i klasës dhe babai i tij.

“Erdhi me të bërtitura dhe më qëlloi dhe më pas më hodhi në tokë. Pastaj erdhi babai i tij më shtyn dhe më kap dhe më përplas kokën në tokë”, thotë i riu shqiptar që ndjek klasën e 6-të. Më ofendon për vendin e origjinës, babai i tij më ka bërtitur një herë, sepse jemi zënë përsëri dhe këtë herë ai më kapi prej flokësh më qëlloi”. ka thënë djaloshi emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë që prindërit e fëmijës shqiptar tregojnë se kjo është një situatë e përsëritur dhe se ata po mendojnë të ndërrojnë shkollë pasi kanë frikë ta çojnë sërish djalin e tyre në shkollën aktuale.

“Ai djali i thotë nxënësve të tjerë të mos bëjnë shoqëri me djalin tim, me shqiptarin, e ofendon për Shqipërinë. Kam shumë merak për djalin, gjithë jeta ime janë fëmijët”, thotë babai i djalit.

Prindërit e 12-vjeçarit shqiptarë kanë bërë denoncim në polici për këtë ngjarje ndërsa deklarojnë se tani presin të bëhet drejtësi për rastin e fundit që ndodhi.

Burimi:mixanitouxronou.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari ne greqi shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll