Bota

“Kurti s’ka dallim nga Thaçi”, Deputeti i LDK-së zbulon të vërtetën: Më kërkoi takim në orën 22:00 që të mos e

23 Qershor 2020, 12:21 Nga DOSJA
“Kurti s’ka dallim nga Thaçi”, Deputeti i LDK-së

KOSOVË– Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku ditën  e sotme ka deklaruar se para votimit të Qeverisë Hoti më 3 qershor, një bashkëpunëtor i Albin Kurtit i ka kërkuar të mos votojë pro Qeverisë së re, duke shtuar se ish-kryeministri Kurti dëshiron të takohet me të.

Ndër të tjera Baxhaku në fjalën e tij i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje të mos e quajnë Qeverinë e Avdullah Hotit “koti”, pasi asaj i ka dhënë legjitimitet Gjykata Kushtetuese.

Ai u shpreh se Kurti nuk ka dallim nga Presidenti Hashim Thaçi për të cilin deputeti Haxhi Shala kishte thënë se i ka shkuar në shtëpi pas mesnatës për t’i kërkuar të mos e votojë Qeverinë e Avdullah Hotit.

Baxhaku ka deklaruar  se edhe një i afërt i Kurtit i ka thënë në orën 22:00 të takohet me liderin e LVV-së.

“Kam pasur një telefonatë nga një bashkëpunëtor i Kurtit që të mos e votojë Qeverinë Hoti. Dhe pasi i kam thënë se do ta votojë qeverinë legjitime, më ka thënë se edhe z. Kurti do një takim me mua,, ka qenë rreth ora 10 e natës. Domethënë dallimi këtu nuk është mes Albinit dhe Hashimit, por është e Hatimit.”- ka deklaruar Baxhaku.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti avdullah hoti deputeti i ldk-së hatim baxhaku albin kurti avdullah hoti deputeti i ldk-së hatim baxhaku

Sondazh

Poll