Bota

Komenti i Grenell para takimit në SHBA: Është një mundësi për krijimin e zonës ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë

23 Qershor 2020, 10:48 Nga DOSJA
Komenti i Grenell para takimit në SHBA: Është një

KOSOVË– I dërguari i Donald Trump, Richard Grenell ka folur në një intervistë për mediat amerikane sa i përket takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Washington të shtunën e 27 qershorit, si dhe rreth mundësisë së krijimit të një zone ekonomike mes dy shteteve.
Në intervistën për Newsmax, Grenell është shprehur se kur ka diskutuar me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe të Serbisë që të dy palët kanë kërkuar zhvillim ekonomik.

“Kur fillova të diskutoja këto çështje me njerëzit e Kosovës dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit në Serbi dhe komunitetin e biznesit atje, çfarë ishte e qartë është se ata dëshironin zhvillim ekonomik. Ata donin vende pune për të rinjtë, ata donin shpresë.”-deklaroi Grenell.

Më tej Grenell ka renditur marrëveshjet e arritura për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajore, duke shtuar se administrata Trump do të koncentrohet për të krijuar një zonë të vogël ekonomike mes dy shteteve.

“Çfarë ne provuam është të gjejmë menjëherë formulën se si të rrisim ekonominë. Ne bëmë një marrëveshje për linjën ajore, të parën pas 21 vjetësh, fluturimet mes Prishtinës, kryeqytet i Kosovës dhe Beogradit, kryeqytet i Serbisë. Ende nuk janë zbatuar, por ne kemi marrëveshjen, e cila do të hapë kufijtë e tregtisë dhe një marrëveshje të madhe kufitare për trafikun e automjeteve. Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të koncentrohemi në situatën ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë.”- është shprehur ai.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë i dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka takuar liderët në Kosovë dhe në Serbi.

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi richard grenell dialogu kosove-serbi richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...