Bota

27 qershori në Uashington/ New York Times: Trump do të takohet me Vuçiç

23 Qershor 2020, 12:13 Nga DOSJA
27 qershori në Uashington/ New York Times: Trump do të takohet me

SHBA– Kanë mbetur edhe 4 ditë nga takimi i paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Trump, Richard Grenell.

Ky i fundit u dërgoi ftesën të dy vendeve, që u pranua njëkohësisht nga të dyja palët.

Ndërkohë sikurse shkruan dhe gazeta amerikane “New York Times”, raportohet se Presidenti Trump do të takojë Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Mësohet që takimi do të zhvillohet gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë, takim i cili është ndërmarrë nga Amerika për të arritur një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, më 27 qershor.

Në artikullin kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ‘New York Times’ shkruan se Presidenti i Serbisë vitet e fundit “me sukses luftoi për mbështetjen e fuqive konkurruese botërore, mbajtjen e marrëdhënieve të forta me Rusinë dhe forcimin e lidhjeve me Kinën, ndërsa pozicionimin e Serbisë snë BE si të mundshne.

Ndër të tjera gazeta shkruan se pas zgjedhjeve të fituara bindshëm, ai përballet me presionin e ndërkombëtar, veçanërisht për çështjen e Kosovës. Të hënën Vuçiç bisedoi me të dërguarin e BE Mirosllav Lajçajk për iniciativën e udhëhequr nga BE për zgjidhjen e Kosovës, dhe të shtunën ai do të takohet me Presidentin e SHBA, Donald Trump, dhe të dërguarin e tij për Ballkanin, Richard Grenell.

Richard Grenell ka bërë të ditur se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Të dyja shtetet janë zotuar për angazhim në këto bisedime. Serbia është zotuar se do të ndalojë fushatën e çnjohjeve ndërsa Kosova nuk do të kandidojë për antarësim në organizata ndërkombëtare. Ndërkohë i dëguari i Bashkimit Evropian për dialogun Mirosllav Lajçak ka takuar liderët në Kosovë dhe në Serbi.

Burimi: Nytimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll