Bota

Mark Gjonaj zhvillon takimin online për ekonominë dhe bizneset e vogla: Krenar për t’u bashkuar me Dhomën e Tregtisë së

23 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Mark Gjonaj zhvillon takimin online për ekonominë dhe bizneset e

SHBA– Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut, ka zhvilluar një sërë takimesh me bizneset e komunitetit, përfshirë sipërmarrësit shqiptarë.

Në kuadër të rihapjes graduale të ekonomisë, në datën 24 qershor, ai do të zhvillojë një takim online me anëtaret e Dhomës së Tregtisë së Grave të Nju Jorkut për të diskutuar rreth gjendjes ekonomike dhe rihapjes së bizneseve të vogla.

Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Gjonaj, i cili përmes një publikimi në rrjete sociale shprehet: Krenar për t’u bashkuar me Dhomën e Tregtisë së Grave në Nju Jork për një diskutim virtual rreth gjendjes në Nju Jork si dhe përpjekjeve tona për të ndihmuar bizneset e vogla.

Oda Ekonomike e Grave në Nju Jork (NYWCC), e themeluar në vitin 2002, është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar për të ndihmuar gratë dhe pakicat e tjera të arrijnë sukses dhe pavarësi ekonomike përmes biznesit të vogël, pronësisë mikro-ndërmarrëse dhe vetë-punësimit. Për më tepër, NYËCC mbron dhe punon në mënyrë aktive për të krijuar mundësi të barabarta dhe të drejta biznesi, duke nxitur një mjedis që ushqen rritjen e grave dhe bizneseve me pronësi të pakicave në qytetin dhe shtetin e Neë York.

“NYWCC” është dhoma e vetme e tregtisë në qytetin e Nju Jorkut që ofron shërbime të drejtpërdrejta të zhvillimit të biznesit për bizneset e vogla dhe ndërmarrjet e vogla përmes Qendrës së saj të Biznesit të Pakicave dhe Grave. Si Qendra MWBE ashtu edhe Instituti i Mikro-ndërmarrjeve kanë funksionuar me sukses që nga 2005.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dhoma e tregtisë së grave në nju jork mark gjonaj shba dhoma e tregtisë së grave në nju jork mark gjonaj shba

Sondazh

Poll