Bota

Biseda Thaçi-Hoti para takimit të 27 qershorit, Presidenca jep detaje mbi çështjet që u diskutuan

23 Qershor 2020, 11:45 Nga DOSJA
Biseda Thaçi-Hoti para takimit të 27 qershorit, Presidenca jep

KOSOVË– Ditën e sotme Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka zhvilluar një takim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi ku janë koordinuar para takimit të 27 qershorit në Washington.

Sipas njoftimit të presidencës thuhet se Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë një ide të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë.

Njoftimi i plotë:

Sot, para udhëtimit për në SHBA, presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti janë takuar dhe i kanë harmonizuar qëndrimet për një përfaqësim sa më të mirë të Republikës së Kosovës në këtë takim të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Thaçi dhe kryeministri Hoti kanë vizion të qartë dhe pajtueshmëri të plotë për një përfaqësim shtetëror sa më dinjitoz në rifillimin e dialogut, i cili pritet të jetë i vështirë. Republika e Kosovës është e bekuar më mbështetjen e partnerëve të saj strategjikë dhe krerët shtetërorë janë shprehur optimistë se ky proces do ta përmbyllë kapitullin e hidhur të luftës dhe do ta forcojë paqen në gjithë rajonin tonë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaci avdullah hoti hashim thaci

Sondazh

Poll