Bota

Shpërthimi i rasteve të reja në fabrikën e paketimit të mishit, Gjermania rikthen izolimin lokal

23 Qershor 2020, 10:10 Nga DOSJA
Shpërthimi i rasteve të reja në fabrikën e paketimit të

GJERMANI– Gjermania është një ndër vendet ku koronavirusi  ka infektuar dhe vrarë  njerëz që prej muajit mars, por ndryshe nga vendet e tjera europiane duket se ka ditur të menaxhojë më së miri situatën e pandemisë.

Ndërkohë që shpërthime të reja të Covid-19 po shënohen në shumë shtete ku gjendja u qetësua sadopak, edhe në Gjermani janë parë raste të reja.

Për këtë shkak nga mediat e huaja mësohet se autoritetet gjermane kanë rikthyer masat e izolimit vetëm në një qytet, pas shpërthimit të Covid-19 në një fabrikë të paketimit të mishit.

Guvernatori i rajonit të Vestfalisë Veriore, Armen Laschet u shpreh se kufizimet do të kthehen në rajonin e Guetersloh, një vend me rreth 360 mijë banorë.

Laschet deklaroi se izolimi do të zgjasë të paktën deri më 30 qershor, një lëvizje kjo që vjen si masë parandaluese për valën  e dytë të pandemisë.

Kujtojmë se kjo është hera e parë që rikthehen masat e kufizimit lokal, që kur Gjermania nisi lehtësimin e izolimit në maj. Vendi është vlerësuar gjerësisht për përgjigjen ndaj pandemisë, por ka shqetësime se infeksionet po rriten sërish. Disa ekspertë druhen nga vala e dytë.

Deri më tani në Gjermani  janë shënuar të paktën  8.969 viktima dhe  mbi 192 mijë të infektuar, ndërsa shkalla e riprodhimit të virusit në Gjermani është 2.76.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...