Bota

Covid-19 ka gjunjëzuar botën/ OBSH: Mungesa e udhëheqjes globale është “kërcënimi më i madh”, jo virusi

23 Qershor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Covid-19 ka gjunjëzuar botën/ OBSH: Mungesa e udhëheqjes globale

GJENEVË– Në një kohë që e gjithë  bota po përballet me një situatë të vështirë të krijuar nga pandemia, ende nuk është gjetur një vaksinë kundër Covid-19.

Së fundmi Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus  ka bërë një deklaratë të fortë, ku sipas tij kërcënimi më i madh me të cilin e gjithë bota po përballet tani nuk është koronavirusi, por mungesa e solidaritetit dhe udhëheqjes globale.

“Ne nuk mund ta mposhtim këtë pandemi kur bota është e ndarë.”- është shprehur ai gjatë një video-konference për mediat.

Kujtojmë se deri më tani në  mbarë botën janë regjistruar mbi 9.1 milionë të infektuar si shkak i koronavirusit, ndërsa më shumë se 474,508 njerëz të tjerë kanë vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“Pandemia e COVID-19 ka treguar që bota nuk ishte e përgatitur.”- është shprehur Tedros.

Ndërkohë kompanitë në të gjithë botën po punojnë për të gjetur një vaksinë kundër Covid-19 dhe ka një debat të ashpër sesi do të shpërndahet vaksina për të gjithë të infektuarit. E gjatë fjalës së tij në konferencë, i dërguari i posaçëm i OBSH për COVID-19, Dr. David Nabarro, u shpreh se duheshin të paktën dy vite derisa vaksina të jetë e disponueshme për mbarë botën.

“Edhe nëse ka një kandidat deri në fund të vitit, testet e sigurisë dhe efikasitetit do të kërkojnë kohë. Dhe atëherë përpjekja duhet të bëhet për prodhimin në masë të vaksinës, në mënyrë që të gjithë në botë të mund të vaksinohen.”- u  shpreh mjeku britanik.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota tedros adhanom ghebreyesus tedros adhanom ghebreyesus

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...