Bota

“Shumë vite përpjekje”, Shahini: Shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria

23 Qershor 2020, 09:36 Nga DOSJA
“Shumë vite përpjekje”, Shahini: Shqiptarëve në

SERBI– Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në vendin tonë, Besa Shahini përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka folur për përdorimin e librave shkollorë nga Shqipëria për shqiptarët në Serbi.

Ndër të tjera në postimin e saj, Shahini shprehet se beson fuqishëm që fëmijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim.

Më tej ajo shton se komuniteti shqiptar në Serbi e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij.

“ Pas shumë vite përpjekjesh, shqiptarëve në Serbi u lejohet përdorimi i librave shkollorë nga Shqipëria. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm duke bashkërenduar dhe intensifikuar përpjekjet mes Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Kemi filluar gjithashtu edhe financimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi nga fondi i MASR për tekste shkollore, sepse besojmë fuqishëm që femijët shqiptarë në Serbi meritojnë arsim cilësor në gjuhën shqipe dhe libri shkollor është një hap i domosdoshëm në atë drejtim. Komuniteti shqiptar atje e ka të gjithë mbështetjen e qeverisë shqiptare në çdo aspekt të zhvillimit të tij. Përgëzoj edhe Ministrin Gent Cakaj për angazhimin e tij që kontribuoi për një përfaqësim më të mirë të shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Serbisë. ”-ka shkruar Shahini.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni besa shahini librat shqiptare ne serbi besa shahini librat shqiptare ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...