Bota

Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga një kryeministër shqiptar, Ali Ahmeti: Do të bëhet, nuk janë vetëm ata sepse jemi edhe

23 Qershor 2020, 08:44 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut e udhëhequr nga një kryeministër shqiptar, Ali

MAQEDONI E VERIUT– Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut teksa ka qenë i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka folur edhe për pjesmarrjen shqiptare në Qeverinë maqedonase.

Ai ka shprehur publikisht idenë, që Maqedonia e Veriut të ketë një kryeministër shqiptar, pasi më 15 korrik  në shtetin fqinj pritet të zhvillohen zgjedhjet.

Në momentin që është pyetur nga Fevziu në studio sesa e mundur është kjo ide, që Maqedonia të qeveriset nga shtetas shqiptar, ai është shprehur i bindur se mund të jetë e mundur.

(Dëgjoni minutën 20:30)

Fevziu: A munden shqiptarët të marrin Kryeministrin e Maqedonisë?

Ahmeti: Po ju sjell shembullin e fundit, ne bëmë Zaevin kryeministër me votat e shqiptarëve.

Fevziu: Por nuk do bëhej kurrë një kryeministër shqiptar me votat e Zaevit.

Ahmeti: Nëse nuk  e bën Zaev e bën dikush tjetër. Me rëndësi është që në Maqedoninë e Veriut të hiqen paragjykimet se shqiptarët nuk mund të drejtojnë dikastere të rëndësishme.

Fevziu: Ju personalisht  besoni që mund të ketë një kryeministër shqiptar?

Ahmeti: Jo që besoj, por do të bëhet.

Fevziu: Si do behet?

Ahmeti: Do bëhet sepse edhe do ndërgjegjësohen partitë maqedone që dalzotës për atë shtet nuk janë vetëm ata, por jemi edhe na.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti zgjedhjet në maqedoninë e veriut ali ahmeti zgjedhjet në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...