Bota

Takim në 25 qershor në Bruksel, para nisjes Hoti takohet me Presidentin Thaçi

23 Qershor 2020, 09:07 Nga DOSJA
Takim në 25 qershor në Bruksel, para nisjes Hoti takohet me

KOSOVË– Më 25 qershor, të enjten e kësaj jave, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen si edhe me disa zyrtarë të tjerë të BE-së.

Teksa jemi dy ditë para takimit, para nisjes drejt Brukselit, Kryeministri do të takohet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Sipas njoftimit në rrjetin social Facebook që vet Hoti ka publikuar, tregon se më  25 qershor të niset drejt Brukselit ku do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Më tej nga Brukseli, kryeministri i Kosovës  do të udhëtojë për Washington, pasi më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.

Ndërkohë nëse në takimin e Ëashingtonit do të jetë fokus zhvillimi ekonomik, në Bruksel Hoti ka thënë se do të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti hashim thaci avdullah hoti hashim thaci

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...