Bota

Takimi në Uashington/ Kosnett: Shkëmbimi i territoreve nuk ka qenë asnjëherë qëllim i Trump

23 Qershor 2020, 08:27 Nga DOSJA
Takimi në Uashington/ Kosnett: Shkëmbimi i territoreve nuk ka

KOSOVË– Kanë mbetur edhe 4 ditë nga takimi mes liderëve serb dhe kosovar në Uashington lidhur me dialogun mes tyre. Për takimin në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin e Presidentit Trump, Grenell, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është shprehur se është mjaft i rëndësishëm në rrugën e dialogut.

Më tej Kosnett ka theksuar se fokusi i këtij takimi pritet që të jetë bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë banorët e të dy vendeve, si edhe rajoni.

“E para, unë pres spekulime të vazhdueshme deri në fillimin e takimit të shtunën, por edhe pas takimit. Por ashtu, siç e ka shpjeguar edhe kolegu im, ambasadori Grenell, ne presim që fokusi i këtij takimi të jetë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, por edhe rajoni. Ne shpesh kemi thënë se mendojmë se është e rëndësishme që fokusi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë ajo se çfarë përfitojnë qytetarët e zakonshëm.”– është shprehur ambasadori.

Teksa ka dhënë një intervistë për mediat në Kosovë, Kosnett është shprehur se fokusi i dialogut në këtë takim, do të jetë ekonomik, ndërkohë fundi i procesit të bisedimeve, do të rezultojë me njohje reciproke, ka thënë ai.

“Miqtë tanë evropianë, në fillim do të fokusohen në marrëdhëniet politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam frikë që nuk mund të ofroj më shumë detaje specifike mbi agjendën e së shtunës, duhet të presim dhe të shohim. Ky është qëllimi. Qëllimi ynë është të shohim një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dyja vendeve. Se do ta krijojmë hapësirën për marrëdhënie më të mira ekonomike dhe politike të cilat do t’i ndihmojnë qytetarët e të dyja vendeve dhe tërë rajonin, të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Edhe pse të gjithë janë të interesuar të dinë se çka do të ndodhë të shtunën, unë do të përmbahem nga spekulimi i detajeve të takimit. Ne kemi thënë shumë herë se SHBA-ja nuk po e ndjek idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe unë e kam thënë këtë shumë herë.E kam thënë edhe më parë, që ka shumë pak interes në Kosovë për shkëmbim të territoreve, dhe ambasadori Grenell e ka bërë shumë të qartë që kjo nuk është ide e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka qenë asnjëherë qëllim i administratës Trump.”– ka përfunduar ambasadori amerikan.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu serbi-kosove donald trump philip kosnett dialogu serbi-kosove donald trump philip kosnett

Sondazh

Poll

Bota 23 Qershor 2020, 08:10

Hetime rreth shkaqeve të trazirave në Shtutgart

GJERMANI– Bilanci i trazirave të fundjavës në kryeqytetin e landit Baden-Württemberg ka tronditur shumë njerëz në Gjermani. Qeveria federale gjermane i dënoi me...

Bota 22 Qershor 2020, 20:50

Marrëveshja e fundit atomike mes SHBA-Rusi

Ajo është marrëveshja e fundit e rëndësishme e çarmatimit mes SHBA dhe Rusisë, dhe ndodhet para dështimit. Të hënën Moska dhe Uashingtoni negociojnë në V...