Aktualitet

9 rastet e reja me koronavirus në Vlorë/ 5 prej tyre punonjëse të një fasonerie, mbyllet biznesi! 4 të tjerët…

23 Qershor 2020, 11:13 Nga DOSJA
9 rastet e reja me koronavirus në Vlorë/ 5 prej tyre punonjëse

VLORË– Ditën e sotme në qytetin e Vlorës janë shënuar 9 raste të reja me koronavirus. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 prej të infektuarve, që nga analizat e bëra gjatë 24-orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë, janë punonjës të një fasonerie.

Pas zbulimit të rasteve në fasoneri, biznesi është mbyllur, ndërsa të infektuarit e tjerë janë prekur pasi kanë rënë në kontakt me persona të infektuar më parë.

Ndërkohë, ditën e sotme ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 12 qytete, ndërsa në spitalin Infektiv janë shtruar 81 pacientë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri vlora koronavirus në shqipëri vlora

Sondazh

Poll