Aktualitet

Po kalonte pushimet në Malin e Robit/ Rezulton i infektuar me COVID-19 shqiptari i Kosovës

23 Qershor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Po kalonte pushimet në Malin e Robit/ Rezulton i infektuar me COVID-19

DURRËS– Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Durrës. Dosja.al mëson se së fundmi ka rezultuar i infektuar një shqiptar i Kosovës. Ky i fundit kalonte disa ditë pushimi në  Malin e Robit në Durrës. Nuk dihet ende se ku e mori virusin qytetari nga Kosova.

 

Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Ditën e sotme ministria e Shëndetësisë deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 52 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar në 12 qytete. Mësohet se në spitalin Infektiv po marrin mjekim 81 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intesive. Po kështu, numri i të shëruarve ka shkuar në 1195. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dekalaroi sot se mund të hapet një spital i dytë COVID, pasi numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll