Sport

Besojeni ose jo, Milot Rashica objektivi i Milanit, Ragnick e do në skuadër

23 Qershor 2020, 10:39 Nga DOSJA
Besojeni ose jo, Milot Rashica objektivi i Milanit, Ragnick e do në

GJERMANI- Milot Rashica është kthyer në objektivin numër një të disa skuadrave europiane. Leipzig,Liverpool dhe së fundmi Milan ka shfaqur interes për lojtarin dardan. Ëerder Bremen, skuadra ku aktivizohet sulmuesi i krahut, ka pak shanse të mbijetojë dhe gjermani mund të sakrifikohet për 16 milionë euro, shifër shumë e lartë për një skuadër si Werder Bremen.

Sipas Sky Sport, është zhvilluar një takim mes administratorit Ivan Gazidis dhe Ralf Rangnick, ku janë hedhur piketat për merkaton. Drejtuesi aktual i Red Bull Leizpigut pritet t’i bashkohet zyrtarisht Milanit në verë, por që tani po punon për skuadrën e sezonin të ardhshëm. Patrick Schick, të cilin Leipzigu vendosi të mos e blejë, do të kthehet te Roma, me Milanin që mund të bëjë të tijin me një ofertë të pranueshme.

Drejtuesit e “Djallit” po mendojnë të përforcojnë edhe mbrojtjen dhe në listën e dëshirave është talenti i Hoffenheimit, Melayro Bogarde (18-vjeç), nipi i holandezit Ëinston Bogarde, që 20 vite më parë veshi fanellën kuqezi.Mes emrave sugjestionues të Lepizigut është edhe Dayot Upamecano, por klubi gjerman vështirë se mund ta shesë pa një shumë të majme, që mund të jetë e papërballueshme për arkat e Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport milan rashica werder bremen milan rashica werder bremen

Sondazh

Poll