Sport

Milan në zi, ndërron jetë heroi që i dha Champions League klubit kuqezi

23 Qershor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Milan në zi, ndërron jetë heroi që i dha Champions League

ITALI-Futbolli italian në zi. Pierino Prati, kampioni evropian me Italinë në vitin 1968, finalist në Kupën e Botës 1970, si dhe protagonisti i sukseseve të mëdha me fanellën e Milanit ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeç. Gjatë karrierës së tij, ish-sulmuesi kuqezi shënoi 100 gola në 232 ndeshje të Serie A. Në sezonin 1967/68 ai doli golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, me 15 gola. Në lidhje me këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe klubi i Milanit duke shkruar:

“Një gjigant i historisë sonë ka mbyllur sytë. Nga Bernabeu në Bombonera: Piero Prati u ka dhënë prestigj ngjyrave kuqezinjve në të gjithë botën. Mirupafshim Piero!

Mirupafshim me një legjendë të vërtetë kuqezi. Ju ishit një dritë e ndritshme për të gjithë ne dhe një humbje e shtrenjtë! Pusho në paqe Piero”, ka shkruar klubi i Milanit në faqen zyrtare në Tëitter.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll milan pierino prati futboll milan pierino prati

Sondazh

Poll